U kap me kanabis, dënohet me pesë vite burg reperi i njohur (FOTO)

Një reper i njohur britanik ‘Fredo’, është dënuar me 5 vite burgim nga drejtësia në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u kap në Dubai me një sasi kanabisi.

Reperi ‘Fredo’ u arrestua në Dubai në fund të vitit të kaluar, me autoritetet që e akuzuan atë për posedim të lëndës narkotike.

Sipas mediave britanike pritej që ai të dënohej me 3 deri në 5 vite burg, pasi Emiratet e Bashkuara kanë rregulla dhe ligje tejet strikte, sa i përket substancave narkotike.

29-vjeçari është mbajtur në paraburgim në Dubai, prej shtatorit kur dyshohet se u kap nga autoritetet.


Shtuar 30.01.2024 08:39