Landi Hysi u bë baba për herë të parë me datë 26 Maj. Partnerja e tij, Eva solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Lukas.
Lajmin e bukur e dha vetë këngëtari, duke i habitur të gjithë pasi nuk dihej se ishte në pritje për t’u bërë baba.
Së fundmi, Landi ka publikuar në Instagram disa foto pranë Lukasit, i cili po rritet nga dita në ditë.
“Një fëmijë i ri në bllok”, ka shkruar ai krahas fotove.