Të gjithë e njohin Cllevio Serbianon, ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) i cili njihet për “disset” e tij ndaj këngëtarëve të estradës shqiptare.
Para pak ditësh, Kleviol Ahmeti u përfshi në një sherr me Noizyn.
Sherri e ka zanafillën tek disa video të shpërndara në Tik Tok, ku Cllevio shante Noizyn dhe pas një debati me sms, Ahmeti i shkoi Rigels Rajkut në lokal ku ky i fundit e rrahu bashkë me grupin e tij OTR.
Pas ngjarjes Klevioli u arrestua me bujë nga policia.
Por si po trajtohet Cllevio tashmë që po ndodhet në paraburgimin e Fierit?
Një mik i Cllevios përmes Instagramit të reperit ka shkruar një status në Instastory, ku shprehet se që prej 4 ditësh, me urdhër të 3 punonjësve të paraburgimit të Fierit, Kleviol Ahmetaj është lënë pa bukë, në kushte mizerabël dhe në gjendje të keqe shëndetësore.