TikTok bën të vetën! Vajzat “e shkundin” në mes të rrugës, bllokojnë trafikun në Astir (VIDEO)

Disa vajza në Astir të Tiranës kanë ndaluar makinën për të bërë video duke kërcyer në mes të rrugës.

Ato kanë ofruar shoë për pak sekonda, por nga ana tjetër ka pasur qytetar të indinjuar nga veprimi i vajzave, për shkak të trafikut të rënduar.

Shoferët e mërzitur në trafik kanë nisur edhe t’i bien borive të makinave.

Siç shihet dhe në video katër vajzat kanë dalë nga mjeti i tyre, Mercedez Benz kanë bllokuar rrugën tek Unaza e Re dhe kanë nisur të kërcejnë, si duket ky do të jetë trendi i ri i “Tik Tok-ut”.

Kujtojmë se një rast i tillë është bërë pak ditë më parë në autostradën e Laçit, ku dasmorët bllokuan rrugën dhe dolën dhe ia morën valles, ku policia i identifikoi dhe i gjobiti./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Shtuar 24.08.2021 18:12