Fauci: Covid-19 mund ta marrim nën kontroll pranverën e vitit të ardhshëm

Specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci është shprehur se SHBA-të mund të marrin nën kontroll COVID-19 në pranverën e vitit 2022.

Fauci, gjithashtu, gjatë një interviste televizive për NBC tha se, miratimi i plotë i vaksinës Pfizer/BioNTech hap rrugën për më shumë njerëz që të vaksinohen.

Ai shtoi se, miratimi i vaksinave Moderna dhe Johnson dhe Johnson në javët e ardhshme dhe miratimin për fëmijët e vegjël, mund të ndodhë shumë shpejt./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 18:05