“Qava 40 minuta, nuk doja djalë”, Fifi flet për momentin kur zbuloi gjininë e fëmijës: Gjëja më e bukur kur e kam marrë në krah për herë të parë

Këngëtarja e njohur, Fifi ka ndarë së fundmi një rrëfim mjaft personal që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, mes së cilash edhe momentin kur zbuloi gjininë e fëmijës dhe ardhjen në jetë të tij.

Teksa rrëfente emocionet dhe pritshmëritë gjatë shtatzënisë, këngëtarja e shumë hiteve tregoi se kishte qarë në momentin kur kishte zbuluar se do të bëhej me djalë pasi donte vajzë.

Të lidhura

None found

Në Podcastin “Mam” të Orinda Hutës, Fifi tregoi se ndodhej në aeroport në SHBA kur gjinekologia i kishte treguar se do të bëhej me djalë, duke shtuar se kishte qarë për 40 minuta atje për shkak se nuk i ishte plotësuar dëshira.

“E vetmja frikë e imja është se do më dalë çun, se e doja gocë. Kam qenë duke fluturuar prej Boston në Neë York dhe më erdhi njoftimi, ma dërgoi gjinekologia dhe unë i thashë ‘të lutem mos më trego që është çun’ dhe ajo më tha ‘Zemra është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport, e doja gocë. E doja gocë sepse unë i dua shumë gocat, e doja gocë sepse Adisi e ka një djalë, e doja sepse doja që ai ta përjetonte për herë të parë me mua gocën”, kujtoi Fifi.

Megjithatë, ylli i muzikës theksoi se ky ishte një reagim i momentit, pasi me kalimin e kohës dhe sidomos pas lindjes, gjithçka ndryshoi.

Momentin kur e ka marrë në krahë për të herë të parë pas ardhjes në jetë, këngëtarja e përshkroi si unik, teksa tha se i është dukur shumë i gjatë.

“Të gjithë më thoshin se ishte momenti më i bukur në botë kur ta vënë te krahu dhe realisht ishte. Ai 1 sekondëshi kur ma vunë në krah, më është dukur si 10 minuta. E kam pasur slow motion në momentin prej kur ka dalë deri kur ma kanë vënë te krahu. Kur kam parë videon mbrapa. Një prej pyetjeve ishte se si do ta rris, ca është ky. E shihja ua hunda e vogël.”, tha ajo.


Shtuar 25.04.2026 17:13

Tags: ,