Izraeli sulmon sërish Libanin, humbin jetën katër persona

Izraeli ka sulmuar sërish Libanin, duke vrarë kështu katër persona. Ministria e Shëndetësisë e Libanit, njoftoi se katër persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të kryera nga Izraeli.

Mediat shkruajnë se pavarësisht zgjatjes së armëpushim midis Izraelit dhe organizatës Hezbollahu, sulmet midis tyre vazhdojnë. Vetëm ditën e djeshme gjashtë persona u vranë në Liban, si pasojë e sulmeve.

Të lidhura

None found

“Dy sulme të armikut izraelit, kundër një kamioni dhe një motoçiklete, në komunitetin Yamor al-Shaqif, në provincën Nabatiya, shkaktuan vdekjen e katër personave”, tha ministria e shëndetësisë e Libanit në një deklaratë


Shtuar 25.04.2026 17:04

Tags: ,