Qytetarë nga e mbarë Shqipëria zbarkuan sot në Rrjoll, dy makina policie që largohen në mes të protestës

Qytetarë nga e mbarë Shqipëria kanë marrë pjesë në protestën e sotme të zhvilluar në Rrjoll nga ku bënë thirrje që të vijonë tubimet kundër resortit turistik në zonë, për të cilin shprehen se po u rrëmben nga duart tokat banorëve të zonës.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, një qytetar tha sot se banorët e Rrjolit të cilët kanë mbajtur rezistencë prej 3 muajsh ndaj Policisë së Shtetit, janë shembuj që duhen ndjekur të cilët luftojnë për tokat dhe atdheun e tyre.

Të lidhura

None found

“Banorët e Rrjollit janë heronj, janë shembull për mua e për shumë njerëz që duhet ndjekur se si ta shpëtojmë atdheun nga kjo klasë politike që ka zaptuar vendin. U kërkojmë falje të gjithëve që ne heshtëm por mjaft më!” tha qytetari.

Nga ana tjetër, avokati i cili prej kohësh ndjek nga afër cështjen e Rrjollit dhe u ka dalë krah banaorëve, Ndue Pjetra bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të gjejnë një ditë kohë nga java e tyre dhe të bashkohen në Rrjoll.

Duke shtuar se sot janë “në lufutë”me drejtësinë banorët e Rrjollit por nesër mund të jetë dikush tjetër, ndaj sipas Pjetrës shqiptarët duhet të bëhen bashkë pa dallime nëse janë nga veriu apo jugu i vendit.

“U bëj thirrje të gjithë qytearëve të bashkohen në protestat në Rrjoll sepse i vetmi vend në rrezik është Rrjolli sot. Nuk jemi në vitin 1997 që të kërkohet të luftohet veri kundër jugut e anasjelltas. Sot jemi për t’ju bërë thirrje të gjithëve që të jemi të vijnë e të solidarizohen për këtë situatë e cila nuk është normale dhe mund të agravojë në veprime të rrezikshme. Unë bëj thirrje që cdo shqiptar ta ketë vëmendjen te Rrjolli, ta harxhojnë një ditë në cdo rast që ka protesta sepse do të jetë në të mirën e të gjithëve” tha Pjetra në fjalën e tij.

Ndërkohë në pamjet e siguruara nga newsbomb.al shikohet momenti kur dy makina policie largohen nga tokat e Rrjollit ndëkrohë që qytetarët vijojnë me protestën.

Në protestën e sotme banorja Luciana Kokaj u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të dëshmojnë në mënyrë që të zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e 18 prillit, ku në Rrjoll u dëgjuan krisma armësh.

Deklaratat e bëra nga protesta e sotme:

Avokati: U bëj thirrje të gjithë qytearëve të bashkohen në protestat në Rrjoll sepse i vetmi vend në rresik është Rrjolli sot. Nuk jemi në vitin 1997 që të kërkohet të luftohet veri kundër jugut e anasjelltas. Sot jemi për t’ju bërë thirrje të gjithëve që të jemi të vijnë e të solidarizohen për këtë situatë e cila nuk është normale dhe mund të agravpjë në veprime të rrezikshme. Unë bëj thirrje që cdo shqiptar ta ketë vëmendjen te Rrjolli, ta harxhojnë një ditë në cdo rast që ka protesta sepse do të jetë në të mirën e të gjithëve.

Qytetari: Banorët e Rrjollit janë heronj, janë shembull për mua e për shumë njerëz që duhet ndjekur se si ta shpëtojmë atdheun nga kjo klasë politike që ka zaptuar vendin. U kërkojmë falje të gjithëve që ne heshtëm por mjaft më!


Shtuar 25.04.2026 17:15