Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kohët e fundit janë vërejtur sulme “phishing” përmes mesazheve të rreme, postës elektronike, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe rrjeteve sociale.
Të lidhura
None found
Këto mesazhe paraqiten si njoftime të Departamentit të Komunikacionit nga sistemi “Safe City”. Ato përmbajnë një link të rremë dhe u kërkojnë qytetarëve të paguajnë për një kundërvajtje trafiku që nuk ekziston.
MPB u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në internet: të mos hapin mesazhe apo lidhje të dyshimta dhe të mos japin përmes kanaleve të paautorizuara të dhëna personale, si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë. Mesazhet e dyshimta duhet t’u raportohen institucioneve kompetente ose bankës përkatëse.
Sipas ministrisë, SMS-të që njoftojnë për një kundërvajtje të kryer duhet të kenë si dërgues “MVR-SC”. Në tekst duhet të figurojnë patjetër targa e automjetit që ka kryer kundërvajtjen dhe një link konkret nga “Safe City”.
Ministria e Brendshme thotë se po heton të gjitha pretendimet e tilla.







