Tetë vjet burg për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

B.S. është shpallur fajtor për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila e dënoi me tetë vjet burgim.

Të lidhura

None found

Aktgjykimi u nxor nga Departamenti për Krime të Rënda. Deri në plotfuqishmërinë e tij, të akuzuarit do t’i vazhdohet paraburgimi.

Përveç dënimit, ai duhet të paguajë 200 euro për paushallin gjyqësor, si dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Palët mund ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditësh nga dita kur pranojnë aktgjykimin.


Shtuar më 16.10.2026 19:40