Princ Leka dhe e dashura e tij shfaqen krah Françeskës gjatë finales së “Kënga Magjike”

Princi Leka ka dalë sërish në publik me partneren e tij të re, Blerta Celibashi. Çifti u shfaq në Pallatin e Kongreseve gjatë finales së festivalit “Kënga Magjike”, ku prania e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Françeska Murati gjithashtu pozoi pranë çiftit.

Kjo e fundit njihet për shoqërinë e ngushtë që ka me fotografen. Marrëdhënia mes Princ Lekës dhe Blerta Celibashit ka nisur disa muaj më parë, pas divorcit të Princit me Elia Zaharian. Martesa e tyre përfundoi me shumë bujë, për shkak të një videoje të bërë virale, ku një sherr deri në dhunë fizike vulosi gjithçka.

Elia Zaharia konfirmoi atëherë se vendimi ishte marrë bashkërisht, duke theksuar rëndësinë e mirëqenies emocionale të vajzës së tyre. “Ndonjëherë ndarja është zgjidhja e vetme. Prioriteti im mbetet që vogëlushja ime ta kalojë këtë periudhë sa më lehtë,” shprehej Elia.

Nga ana tjetër, Princi Leka e argumentoi ndarjen si pasojë e humbjes së funksionit të martesës. Në një deklaratë nga Oborri Mbretëror, ai theksoi rëndësinë e respektit dhe mirëkuptimit në marrëdhënien e tyre, duke u fokusuar te edukimi dhe rritja e Princeshës Geraldinë.


Shtuar 7.12.2024 23:39