“Po ma kthen me inat”, agravon debati mes Donaldit dhe Beatrix (VIDEO)

Prej disa ditësh është aluduar për ftohje të marrëdhënies së Donaldi dhe Beatrix.

Ata kanë pasur momente kur janë bezdisur nga veprimet e njëri-tjetrit apo kur të dy kanë zgjedhur hapësirën e tyre personale.
E pyetur në spektaklin e fundit Beatrix mohoj zërat duke thënë se gjithçka është në rregull.

“Dashuria është aty”, u shpreh ajo gjatë spektaklit, por një ngjarje e mbrëmjes së djeshme tregon të kundërtën.

Teksa po qëndronin bashkë dhe Beatrix po zgjidhte disa këngë për t’i dëgjuar me Donaldin, ky i fundit po bëntë shaka si normalisht. Por reagimi i Beatrixit i habiti të gjithë. Knëgëtarja iu drejtua Donaldit se po ia kthen me inatë, grisi fletën dhe u largua.

Donaldi nuk u ndje aspak mirë dhe u shpreh se kjo sjellje nuk i duket normale.


Shtuar 30.12.2021 11:42