Po bën film +18 me ish-konkurentin e “Përputhen”, modelja: Çfarë më tha mami (FOTO LAJM)

Serena Sula është një ndër personazhet më të komentuara së fundmi nga protalet rozë. Ashtu si dhe ju të gjithë e dini modelja është në një marrëdhënie me ish-konkurentin e “Përputhen”, Arjon Luli.

“Bëmat” e tyre paksa anormale për mentalitetin shqiptar nuk kalojnë pa u komentuar nga publiku.

Pas këngës dedikuar “Twerkut”, Serena ka vendosur që së bashku me partnerin e saj të bëjnë një film pornografik. Në një intervistë për “Ora Verore”, ajo ka rrëfyer se kjo është diçka e pazakontë për në Shqipëri pasi nuk e ka bërë askush.

E pyetur se çfarë mendim kanë prindërit e saj, Serena tregon se ata “janë në stres”.

“Këtu nuk e ka bërë askush. Mendoj se do bëjmë shumë bujë, më shumë se sa jena duke menduar ne tani. Mami, familja është në stres, është normale si çdo prind. Për ne është pak e vështirë kupton, ata si lenë të dalin me tanga nëpër plazhe jo më”, tha ajo.


Shtuar 9.07.2021 10:52