Plas keq mes Erjolës dhe Meritonit: Nxirre pak llapën, ti nuk kontrollon dot ndjenjat e tua (VIDEO)

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë së fundmi në një debat të fortë me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP 3”. Në këtë përplasje mes tyre nuk kanë munguar as ofendimet.

Një pjesë nga debati:

Erjola: Ngele duke më thënë që je si në pasarelë. Këtu nuk jam vetëm për pasarelë dhe këtë futja trurit tënd. Llapën nxirre me atë, jo me Erjolën. Nuk nxjerr unë llapë këtu brenda, por llapa do të të dalë jashtë ty, kur të dalësh si këlysh që këtu. Ec tani.

Meritoni: Qepe gojën të thashë. Nxirre pak llapën. Ti nuk kontrollon dot ndjenjat e tua.

Erjola: Kape Primen.

Meritoni: Ti përdor fjalën këlysh, ti vjen godet, përmend fëmijët.

Erjola: Vetëm një këlysh, nxjerr llapën si ty. Turp të të vijë. Çuni dy metër pa fije truri në kokë.

Meritoni: Shko freskohu në pishinë. Hajde rrush!


Shtuar 27.02.2024 19:48