Plas debati mes vëllait të Jul Dedës dhe vëllait të Ilnisa Agollit, Mario: Ajo e përdor Meritonin si marionetë

Të ftuar në “Wake Up” kanë qenë vëllai i Ilnisës Kevin Agolli dhe Mario Deda të cilët kanë komentuar lojën që bën Ilnisa dhe Juli, por edhe lojën e banorëve të tjerë.

Sipas Marios Eglën e ka nxjerrë Ilnisa, pasi Meritoni është thjesht një marionetë e saj.

Mario Deda: Eglën nuk e nxori Meritoni, e nxori Ilnisa.

Kevin Agolli: Jo, jo Eglën e nxori vetja, as Ilnisa as Meritoni.

Mario Deda: Bravo Ilnisës që ka një marionetë dhe i thotë “skape”.

Përsa i përket finalistëve, Mario Deda shprehet se në finale shikon Romeon e Julin, ndërsa përsa i përket Ilnisës dhe Meritonit, vetëm një nga këta dy mund të futet në finale.

Mario Deda: Më të fortë e shoh Ilnisën, pasi Meritoni është treguar si vegël, megjithatë dy javët e fundit ka qenë më i qartë në lojë se në fillim ka qenë lëmsh.

Kevin Agolli: Unë finalist shikoj Ilnisën për shumë arsye, jo vetëm sepse jam vëllai i saj. Shikoj Julin dhe Romeon dhe për herë të parë shikoj dhe Meritonin se ka pasur një rritje dhe për tre edicione BBV do kemi një çift finalist.

 


Shtuar 1.04.2024 13:03