15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Ambasada amerikane: Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri! Së bashku jemi më të fortë

Ambasada amerikane ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ambasada thekson se udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm, ku aktualisht vendi ynë ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri.

“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”, shkruan ambasada amerikane.

 


Shtuar 1.04.2024 12:51