Pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, Fero thumbon Arbenitën? (FOTO LAJM)

Në muajin prill, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina.

Duket sikur çifti ishte konsoliduar, por Arbenita dhe Fero nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Në një prej videove të fundit në InstaStory, reperi , është duke dëgjuar këngën “I don’t f**k with you” nga reperi i njohur amerikan Big Sean. Kënga njihet, si këngë dedikuar ish-ave.

Në video Fero vihet re duke qeshur dhe këngëtari ka nxjerrë gjithashtu gishtin e mesit.
Ndjekësit direkt kanë aluduar se videoja është drejtuar Arbenitës.

Kujtojmë se Fero ka rrëfyer se me modelen është njohur për herë të parë në Shkup dhe aq shumë është mahnitur nga bukuria e saj, sa nuk ka pasur mundësi që të dalë nga makina e t’i flasë.


Reperi tha se Arbenita bëhet më shumë xheloze për të, duke qenë se ai është vazhdimisht i rrethuar nga fanset.

Sa i përket emrit të vajzës, ai tregoi se e kanë përzgjedhur bashkë me Arbenitën dhe se ka kuptimin “e këndshme”.
Ata gjithmonë e kanë postuar vajzën e tyre dhe janë shfaqur të dashuruar, por mesa duket jo të gjitha shkojnë ashtu sic duhet.


Shtuar 27.09.2021 16:14

Tags: ,