Pas darkës së pajtimit me Oltën, Efi deklarohet në një prej dy grupeve brenda shtëpisë së BBV (VIDEO)

Produksioni i Big Brother organizoi një darkë pajtimi mes Olta Gixharit dhe Efit për të sheshuar marrëdhënien e agravuar mes tyre. y vajzat u futën brenda dhomës me inate me njëra-tjetrën, ndërsa dolën të dyja të buzëqeshura e shumë të dashura.

Pasi i shprehën në sy gjithçka që nuk pëlqenin nga njëra-tjetra, nisën të shprehin edhe cilësitë e mira të personit përballë. Shkëmbyen këshilla e buzëqeshje dhe u duk sikur Efi u kthye në “anën” e Oltës.

Për këtë u duk paksa i bezdisur Luizi, që e shprehu këtë “shqetësim” me Kiarën. Mirëpo, mbrëmjen e kaluar teksa bisedonin në dhomën e gjumit Efi ia bëri të qartë Luizit se Olta nuk mund ta manipulojë dot. Madje, ajo u shpreh me humor se është #TeamLui.

“Ti në radhë të parë duhet të jesh budalla nëse mendon në ndonjë moment që mua mund të më manipulojë Olta. Kur konsideroj dikë mik, e konsideroj dhe pikë. Këtë ta kesh parasysh. Unë jam “Grupi Lui”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 27.01.2023 10:49