Halloween, 1 person përfundon në spital; Toksikologjia përgënjeshtron lajmin për 300 të rinj të droguar me “Rapi Drug

Pretendimet se të shtunën në QSUT kanë kërkuar ndihmë mjekësore 300 pacientë pas përdorimit të drogave ose pasi substancat u janë hedhur në gotat e pijeve, duke i lënë plotësisht pa ndjenja, janë hedhur poshtë nga Shërbimi i Toksikologjisë. Për Halloween, në spital ka përfunduar 1 person.

Në këto lajme përmendet Rapi Drug, një substancë narkotike që e lë përdoruesin të pavetëdijshëm. Në atë gjendje, personi mund të pësojë abuzim seksual dhe të mos mbajë mend asgjë të nesërmen.

Të lidhura

None found

Andrin Tahiri, shefi i Shërbimit të Toksikologjisë, u është drejtuar të rinjve me këshilla, duke folur jo vetëm nga pozita e mjekut, por edhe si prind. Ai i këshilloi të argëtohen në shoqërinë e njerëzve tek të cilët kanë besim dhe të tregohen të kujdesshëm me pijet e hapura. Nëse largohen qoftë edhe për pak nga tavolina, sipas tij, është më mirë të porosisin një pije tjetër.

Mesazhi për të rinjtë është që argëtimi të mos shoqërohet me abuzim me drogat. Përzierja e substancave me alkoolin duhet shmangur, pasi pasojat mund të jenë edhe të parikuperueshme.


Shtuar më 2.11.2026 22:58