Një orë luksoze zvicerane, e vlerësuar mbi 260,000 euro dhe e vjedhur javën e kaluar në Tokio, iu kthye dyqanit me një letër ku kërkohej falje, raportuan disa media japoneze.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nakano. Një burrë, i cili ishte paraqitur si klient, provoi një orë Audemars Piguet me çmim 46 milionë jen dhe doli nga dyqani pa e hequr nga kyçi.
Të lidhura
None found
Më 1 nëntor, dyqani mori një pako ku ndodhej ora dhe një letër e shkruar me dorë, raportoi të hënën gazeta Asahi Shimbun dhe media të tjera, duke iu referuar burimeve anonime pranë hetimit.
Numri serial bëri të mundur që hetuesit të konfirmonin se bëhej fjalë për orën e vjedhur. Dyqani nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga AFP. Sipas Asahi Shimbun, policia e Tokios vijon kërkimet për të dyshuarin.
Në gusht, nga një tjetër dyqan në të njëjtën qendër tregtare ishin vjedhur katër orë luksoze, me vlerë të përgjithshme mbi 1.13 milion euro.







