Paloma LIVE në Instagram, ndalohet pa rrip sigurimi, policët: O yll bote, o më e bukura (VIDEO)

Pasi ka mbaruar “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme, Paloma ka qenë në timon dhe me celeluarë në dorë ku ishte LIVE në Instagram.
Në një moment ajo është ndalur nga policët, por nuk e ka mbyllur lidhjen LIVE me Ardit Çunin dhe Anaid Kaloti.

Policët jo vetëm që nuk e pyetën se pse i jepte makinës duke përdorur celularin apo pse ishte dhe pa rrip, por ata u dukën shumë të emocionuar që kishin ndalur Palomën.

“O yll bote, o më e bukura”, dëgjohet të thonë policët që më pas nuk hezituan edhe të përshëndesin në live e Instagramit, Anaidin dhe Arditin.


Shtuar 8.01.2022 10:55