Pak pas incidentit në “Big Brother VIP”, lëndohet Einxhel Shkira (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka pësuar një lëndim në gjurin e saj. Ka qenë vetë ajo që e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Einxhel ka shpërndarë një fotografi në Instastory, por nuk e ka treguar arsyen.

“Të marrin mësysh, edhe të ndodh diçka”, ka shkruar ajo përmbi foton e plagës.

Kujtojmë që Einxheli edhe gjatë qendrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, theu krahun duke rrezikuar edhe lënien e lojës. Pavarësisht kësaj, ajo shkoi deri në finale dhe doli e treta në garën për çmimin e madh. Aktualisht, po shijon lidhjen me DJ Dagz, të cilën e filluan brenda shtëpisë

 


Shtuar 18.04.2022 15:29