Nuk lanë fjalë pa ia “sharë” bashkëshortin, Adelina merr surprizën gjigante për ditëlindje

Adelina Tahiri feston sot ditëlindjen e në këtë ditë speciale është surprizuar në mënyrën më të bukur nga bashkëshorti. Teksa ajo flinte, Serjoza Markov e kishte kthyer dhomën e ndjenjes në një festë të vërtetë, të mbushur me tollumbaca, buqeta me lule, tortë e ëmbëlsira.

Adelina ka publikuar disa pamje nga ky moment ku shihet shumë e lumtur nga surpriza dhe e mahnitur nga dhuratat.

Dhurata për këngëtaren ishin një arush gjigant dhe një orë.

“Wow. E gëzofsha ditëlindjen”, shkruan Adelina krah fotove e videove. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2021 21:13