Me disa pyetje përgjigje në llogarinë e saj, Alketa Vejsiu ka zgjedhur të zbulojë ca detaje nga edicioni i ri i emisionit televiziv lidhur me dashurinë, por dhe i është përgjigjur pyetjeve kureshtare të ndjekësve se çfarë nuk shkoi vitin e kaluar.
“Meqënëse të vlersoj shumë, kërkoj të më përgjigjesh sinqerisht. Ku gabuat vjet?”, ka qenë një prej pyetjeve që Alketa e ka shpërndarë edhe me një përgjigje: “Nuk besoj që janë bërë gabime. Ishte sezoni i parë i guximshëm. Mendoj që njerëzit duan “përrallën” që vazhdon edhe jashtë kamerave, çiftin dixhital. Por këtë s’e kemi neve si produksion në dorë. Dashuria ndodh kur ndodh, por nuk mund ta sforcosh të ndodhë kur nuk ndodh”.
Në pëfundim të edicionit të parë të Love Story u zbulua se çifti i krijuar nuk kishin më marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe se djali protagonist u largua në Gjermani vetëm, aty ku dhe jetonte me familjen e tij.
“Love Story” vjen shumë ndryshe në këtë sezon të ri dhe djali i cili do të jetë në qendër të vajzave është i biri i Robert Aliajt, opinionistit të këtij formati.
Programi i cili nis më 15 nëntor do të ketë në qendër Kristi Aliajn, një ekspert parfumesh i cili më të atin përballë do të kërkojë dashurinë në ekran.
Nuk e dimë ende nëse Roberti do të tregohet tolerant me djalin e tij, apo nuk do t’i kursejë kritikat siç ndodh në shumicën e rasteve.
Ndërkohë, pak kohë më parë, autorja e programit, Ilda Lumani kishte treguar se në fronin e programit do të ishte edhe një vajzë, nisur edhe nga interesi i madh i publikut.