Një yll! Majlinda Bregu ndan pamjet nga festa e ditëlindjes së të bijës (VIDEO)

Në shtëpinë e Majlinda Bregut dhe Namik Ajazit dje ka patur festë. Kejda, gëzimi i tyre i parë, ka festuar ditëlindjen e 25-të dhe siç e kërkon “tradita” e re virtuale, gjërat e bukura duhet të kalojnë më parë në Instagram. E në të vërtetë i jemi mirënjohës Majlindës për fotot e publikuara sepse na kishte marrë të shihnim bukuroshen e saj.

Në postimin e shpërndarë në Instagram nuk mungojnë as fotot mes motrave Bregu (Majlinda, Ornela, Rovena) dhe fëmijët e tyre. Duhet ta pranojmë që gjenet e mira janë një tipar që i karakterizon më së miri të gjithë si familje, aq sa na konfuzuan të gjithëve pasi Majlinda dhe Kejda dukeshin më shumë si shoqe se si nënë e bijë.

Para disa vitesh, Kejda ishte një ndër personazhet më të lakuara në shtypin rozë . Të qenit vajza e një prej politikaneve më të njohura në vend dhe në Ballkan, e pozicionoi shumë shpejt atë në qendër të vemëndjes mediatike, pa harruar tiparet e nje bukurie mesdhetare klasike dhe pasionin për jetën e mirë dhe udhëtimet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)


Shtuar 30.09.2023 14:04