Ndryshimi drastik në pamje, reagon për herë të parë Arjan Konomi (VIDEO)

Arjan Konomi është larguar nga Shqipëria dhe prej disa kohësh tani po qëndron në Australi. Opinionisti vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale, por së fundmi ka habitur ndjekësit me pamjen e tij.

Shumë prej tyre janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e Arjanit dhe sot ai ka reaguar pas komenteve të shumta.

Arjan Konomi ka postuar një video ku tregon plazhet tropikale në Australi dhe shprehet se gëzon shëndet të plotë.

“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! Fjalet e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua: “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”, shkruan Arjani teksa në sfond ka vendosur këngën “Sono un vagabondo”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)


Shtuar 26.09.2023 13:24