Monika Lubonja shfaqet sërish në “Përputhen” dhe thumbon Borën për Donaldin dhe Beatrixën

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP” (dhe jashtë), Monika Lubonja i ka mbështetur gjithmonë Beatrixëndhe Donaldin. Ajo shpesh e ka konsideruar të bukur dhe të sinqertë dashurinë e tyre.

Mbrëmjen e djeshme Monika ishte e ftuar në “Përputhen Prime” si opinioniste, ku “u përball” me moderatoren Bora Zemani.

Të lidhura

None found

“Të mendosh Monika sa vështirësi kalohen në këtë program, edhe prapë nuk dorëzohen, janë aty për njëri-tjetrin deri në fund. A është kjo një provë e madhe?”, i tha Bora.

Nga ana tjetër përgjigjja e Monikës u duk si kunj për moderatoren, pasi tha se ajo i do “emocionet e bukura dhe të sinqerta”, fraza e përdorur shpesh për Donaldin dhe Beatrixën.