Me një video, Jasmina dhe Ola tregojnë hapur se na kanë gënjyer të gjithëve (VIDEO)

Jasmina dhe Ola kanë qenë një nga dyshet më të diskutuara në “Për’puthen”. Ola u paraqit si armike e Jasminës në fillim të emisionit dhe zbuloi se ato kishin qenë shoqe e nuk flisnin më me njëra-tjetrën.

Gjatë një përballje në “Për’puthen” ato të dyja treguan se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë. Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë.

Mirëpo videot dhe fotot e publikuara në media e rrjete sociale kanë treguar gjithmonë të kundërtën. Ato të dyja janë parë shpesh gjatë kësaj kohe në shoqërinë e njëra-tjetrës, që do të thotë se armiqësia mes tyre nuk ka qenë fare e vërtetë, por është bërë e gjitha për efekt të spektaklit.

Tashmë që Jasmina nuk është më pjesë e emisionit, ato të dyja kanë vendosur të tregojnë vetë si është e vërteta. Sot Jasmina ka publikuar një video me Olën, ku të dyja thonë se nuk ju intereson se çfarë thonë të tjerët për to. Edhe pse të gjithë e dimë tashmë se ato kanë qenë gjithmonë shoqe, Ola ka komentuar poshtë videos së Jasminës:

“Fillim i ri dashuria ime”.

Ndërsa Jasmina ja ka kthyer: “Pa fat në dashuri, por ky fat kaloi në shoqëri”.

Gjithashtu sot Jasmina i bëri një surprizë Olës sot për ditëlindje dhe tha se raporti mes tyre është rregulluar rrugës.

Shtuar 15.05.2021 08:59