Vrasja e Bledar Birçajt, policia aksion mbrëmjen e djeshme në Vlorë

Duke marrë shkas nga vrasja e biznesmenit Bledar Birçajt, të cilit iu bë atentat në një rrugë të populluar në Vlorë, policia është angazhuar për kontrolle në terren.

Në objektiv kanë qenë personat e shpallur në kërkim, ata që lëvizin me armë, por edhe të tjerë që mund të thyejnë masat e arrestit të gjykatave. Nga informacionet e para raportohet se janë ndalur disa persona për vepra të ndryshme penale.

Policia gjatë natës ka ngritur pika kontrolli në disa pika të qytetit bregdetar, ndërsa disa persona janë ndaluar. Kontrollet në fjalë janë bërë për ndalimin e personave me precedentë penale, që janë në kërkim.

Kujtojmë se pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën më 10 maj, pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Shtuar 15.05.2021 08:56