Gjatë ditës së djeshme është përfolur për biznesmenin Fisnik Syla, i njohur si ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës.
Mendohej se ai ka mashtruar dy autosallone duke mos paguar 50 mijë euro për veshjen e dy makinave.
Makinat e tipit “Audi A6” 4G, prodhimi i 2014 dhe 2015, iu dhanë në mirëbesim Sylës, me pretendimin për t’i testuar dhe vozitur për një kohë të shkurtër, e më pas, duhej të paguante 50 mijë euro.
Për këtë ka reaguar vetë biznesmeni përmes një Instastory, ku shihet me një grumbull parash.
“Folni sa të doni, se spo ju dëgjohet…çdo herë që po folni për mua, thesari veç po më shtohet”, ka shkruar Fisniku përmbi reagimin.
Kujtojmë që më herët, një kompani turistike pretendon se biznesmeni i mashtroi duke paguar pushimet në Maldive me një çek falso, por që Syla nuk e pranoi në asnjë moment diçka të tillë./albeu.com