Ekzekutimi në Sukth, Klodiana Lala “zbërthen” skëmën dhe tregon zinxhirin e botës së mafias

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, ka zbërthyer skemën e lidhjeve të botës së mafias, pas vrasjes së djeshme të Arben Mërkurit në Sukth.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Lala ka treguar lidhjet e tij me njerëz të tjetë të botës së krimit.

“Arben Merkuri qe u ekzekutua mbreme ne Sukth ishte njeriu i besuar i Pojes!

Maneci kishte dijeni per vrasjen mafioze te gjyqtarit Skerdilajd Konomi, atentatin ndaj Plarent Dervishaj, ekzekutimin e ish policit Ervin Dalipajt dhe miku te tij Juxhin Dautaj.

Lidhja e tij me Pellumb Muharremin, i njohur si Rrumi dihet boterisht.

Mjaft me me keto historite qe se dinim kush ishte”, është shprehur Lala./albeu.com/