Ledion Liço thumbon Julin për deklaratën kundër BBV: Ti ke parë vetëm BB tënd

Në një deklaratë të vjetër të bërë nga Juli para se të hynte në shtëpi, ai ka folur kundër Big brother dhe duket se Ledjon Liço nuk e ka lënë pa shfrytëzuar si rast për ta thumbuar aktorin.

Gjatë spektaklit të sotëm, pas hyrjes së re Liam Mandiaro i cili ka qenë pjesë e BB2, banorët u pyetën nëse e mbajnë mend si personazh.

Teksa pyeti Julin, i cili tha se nuk e ka parë atë edicion të BB, Ledioni ia ktheu me ironi: “Ti nuk ke parë asnjë BB, vetëm BB tënd”

Juli: Kam parë 1-shin; 2-shin, po ti Ledion ke qenë i vogël atëherë

Ledion: Jo unë s’kam qenë i vogël por ti e shikoje, kur ike tek Tv Klan pastaj nuk të linte më njeri ta shikoje


Shtuar 3.03.2024 16:41