Ledion Liço ia thotë në sy Donaldit: Moderatorja e preferuar në Top Channel është…

Drejtori i “Top Albania Radio” dhe “Top News”, Ledion Liço, nuk heziton t’i thotë hapur preferencat e tij për moderatorët në Top Channel.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Më lër të flas”, Liço tha se moderatori që pëlqen më shumë në ekranin më të madh të shqiptarëve, është Isli Islami, prezantues i “Wake Up” dhe emisioneve të tjera në “Top Albania Radio”.

Isli Islami. E kam njohur shumë, sidomos dy vitet e fundit kur më është dashur të dëgjoj radion shumë më tepër dhe më pëlqen shumë humori organik, batuta organike që ka Isli dhe mendoj që është i nënvlerësuar, sipas shikimit tim”.

Donald Veshaj e pyeti më tej Liçon se cila është moderatorja e tij e preferuar.

Ledioni: Moderatorja Bora Zemani mund të bëhet… (ndërpritet nga duartrokitjet e publikut)

Donaldi: Mendoj se është publiku i “Për’puthen”

Ledioni: Mendoj se po, janë të njëjtët, nuk ka mundësi…

Donaldi: Mendon se Bora Zemani…

Ledioni: Mendoj se Bora… duke punuar, e shoh në një dritë tjetër

Donaldi: Okej, më pëlqen!

Ndërsa Ledion Liço kujtoi emisionin e disa viteve më parë, kur vëllezërit Veshaj prezantonin krah Bora Zemanit. Mesa duket ju nuk mendoni njësoj, përderisa nuk e keni sot në mesin tuaj, i tha aktorit drejtori i “TAR”.

Ndërsa Donaldi e kaloi situatën me humor, duke thënë se “mekanizmat e Top Channel kanë ndryshuar”.

Shtuar 30.04.2022 10:47