Ditën e djeshme, “mbretëresha” e baldave në Shqipëri festoi 27 vjetorin e lindjes.
Urimet nga miqt e patjetër fansave dhe ndjekësve të Fifit shpërthyen në rrjet dhe vetë ajo bëri një kujtesë në Instagram për ditëlindjen e saj duke treguar dhe moshën.
Së fundmi, miqtë e këngëtares kanë publikuar pamje dhe momente nga festa e ditëlindjes së saj.
Ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca e cila ka zbuluar për ndjekësit momentin kur Fifi ka fikur qirinjtë teksa Klajdi Haruni dhe Bruno i këndojnë vajzës së ditëlindjes.
Kujtojmë se së fundmi Fifi ka publikuar këngën “Maniak i dhimbjes”, për të cilën bashkëpunoi me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin. Kënga është një baladë e ndjerë dashurie dhe brenda një kohe të shkurtër arriti 1 milion klikime në Youtube. Fifi dhe Fationi shfaqen bashkë shumë të afërt në videoklip dhe ky projekt u bë shkak që dyshja të përfliteshin për një lidhje dashurie.