“Kur do të rregullosh gabimet”, video epike ku Argjira refuzon puthjen e Gracianos (VIDEO)

Balerini Graciano Tagani dhe moderatorja Argjirta Spanca janë çifti më i ri i shobizit dhe shumë të dashur për publikun.

Ata nuk e bënë vetë publike lidhjen ama menjëherë me të dalë lajmet çifti u konfirmua publikisht dhe tashmë nuk fshihen më nga daljet bashkë publike edhe pse puna e tyre në të njëjtin television dhe në të njëjtin emision i sjell çdo javë bashkë në ekran.

Së fundmi ata kanë darkuar me stafin e “E Diell” dhe prej aty nuk kanë munguar video të çiftit.

Ka qenë Ana Lleshi ajo e cila ka publikuar një video ku Graciano tenton të puth të dashurën e tij, por kjo e fundit në nerva e sipër e refuzon.

Videon e ka shpërndarë edhe vetë balerini duke e shoqëruar me përshkrimin: Kur do të rregullosh gabimet./albeu.com/


Shtuar 3.06.2021 10:36