NASA njofton dy misione të reja në planetin Afërdita

NASA ka njoftuar se po dërgon dy misione të reja në planetin Afërdita në mënyrë që të shqyrtojë atmosferën e planetit dhe tiparet gjeologjike, informon albeu.com.

Misioneve, të cilave u është dhënë 500 milion dollar financim secilit, do të fillojnë në mes të 2028 dhe 2030.

Administratori i NASA-së, Bill Nelson tha se misionet do të ofronin “shansin për të hetuar një planet ku nuk kemi qenë në më shumë se 30 vjet”.

Sonda e fundit amerikane për të vizituar planetin ishte orbita Magellan në 1990, informon albeu.com.

Sidoqoftë, anije të tjera kozmike, nga Europa dhe Japonia, kanë orbituar planetin që nga ajo kohë.

Misionet u zgjodhën pas një procesi të vlerësimit nga kolegët dhe bazuar në vlerën e tyre të mundshme shkencore dhe realizueshmërinë e planeve të tyre të zhvillimit./albeu.com

Shtuar 3.06.2021 10:36