Kaq romantik nuk e dinim, Eduarti këndon për herë të parë në publik dhe ia dedikon Arbanës (VIDEO)

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj pa dyshim janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit. Fati deshi që televizioni t’i bënte bashkë dhe sot ata janë partnerë e prindër të lumtur me njëri-tjetrin. Më herët janë treguar shumë të rezervuar për jetën private, por kohët e fundit ata nuk i kanë ndarë postimet dhe dedikimet për njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Eduarti i surprizoi të gjithë teksa këndoi një këngë për herë të parë në publik dhe ja dedikoi Arbanës para miliona ndjekësve. Ai ishte i ftuar në emisionin “Top Arena” dhe në përfundim të tij këndoi këngën “Sytë e tu” të Frederik Ndocit. Para se të këndonte ai ja dedikoi këngën Arbanës, duke u shprehur në mënyrën më të bukur të mundshme.

“Po këndoj një këngë shkodrane që quhet ‘Sytë e tu’ dhe po këndoj këngën ‘Sytë e tu’ duke menduar sytë e dikujt që po shikojnë Diellin tani”, tha Eduarti para se të niste të këndonte.

Megjithatë as Arbana nuk i ka kursyer dedikimet për Eduartin këto kohë. Para pak ditësh ajo publikoi një foto të partnerit të saj e përkrah shkroi: “Dritë dielli”.

Kujtojmë se për disa ditë ata ishin me pushime në Kretë së bashku me dy vogëlushët Jonin dhe Diellin. Arbana ishte mjaft aktive gjatë pushimeve në rrjete sociale, duke ndarë detaje të ndryshme me ndjekësit e saj në Instagram.


Shtuar 8.07.2021 14:13