Goditi me sende të forta kushëririn, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta kushëririn e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. P., 28 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe 4 persona të tjerë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. Xh., 33 vjeç, pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati;

V. S., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 8.07.2021 14:11