Justin Bieber do të bëhet baba për herë të parë/ Ja urimi nga ish-ja e tij

Hailey Bieber, njoftoi mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një postimi në Instagram se së shpejti bashkë me Justin Bieber do të bëhen prindër.

Nga ana tjetër Justin Bieber ka marrë një urim të ëmbël nga ish e dashura Sofia Richie pasi u njoftua se ai dhe gruaja e tij Hailey Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

‘Ahh!! Urime”, ka komentuar modelja, e ndjekur nga disa emoji me zemër.

Justin Bieber, 30 vjeç, u takua me Sofia Richie- 25 vjeç, në verën e vitit 2016.

Sofia gjithashtu është nëntë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë me Elliot Grainge , 30 vjeç, me të cilin u martua në prill 2023.


Shtuar 10.05.2024 19:58