“Jonidën e kam dashur shumë”, Romeo flet pa dorashka për ish-marrëdhënien

Sot në shtëpinë e “BBV3” po zhvillohet loja e pyetjeve ku secili banor do t’i përgjigjet pyetjeve që i drejtohen. Pyetjen e radhës e bëri Graciano për Romeon, ku e pyeti nëse ai e ka marrë famën që ka sot nga lidhjet e tij, kryesisht nga ajo me këngëtaren Jonida Maliqi.

Graciano: Romeo a e ke fituar famën që ke sepse ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?

Ndërkohë që banorët reagojnë të çuditur nga pyetja që i shtrohet edhe i kërkojnë që të mos përgjigjet. Romeo thotë se ai ka për të dhënë shpjegimin e tij:

Romeo: S’e besoj nuk e shoh kështu. Jonida është një njeri që unë e kam dashur shumë edhe nuk e kam vendosur ndonjëherë në këtë kandar.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 16.02.2024 19:00