“Ik o interesaxhi”/ Pak orë para “Prime”, Egla dhe Juli ndezin debatet

Pak orë para “Prime”, në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë ndezur sërish debatet. Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Juli dhe Egla kanë debatuar sërish. Kjo e fundit i thotë aktorit se shkon të banorët ku ka më shumë interes dhe ku kërkon vëmendje.

Nga ana tjetër, Juli i është përgjigjur duke i thënë se qëllimi i Eglës është të viktimizohet dhe të bëjë skema për të marrë vëmendje.  Më pas aktori është larguar nga vendi ku po debatonin, i nervozuar.

Kujtojmë se Egla është një nga banoret e nominuar dhe pritet të zbulohet spektaklin e sotëm nëse do i shpëtojë eliminimit apo jo.

Për më shumë shihni videon më poshtë:

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 16.04.2024 17:11

Tags: , , ,