Puthje, përqafime në shi/ Heidi dhe Romeo momente romantike në pishinë (VIDEO)

Çifti Romeo dhe Heidi po shijojnë ditët më të bukura në shtëpinë e “Big Brother Vip”, teksa i kemi parë çdo ditë e më të afërt me njëri-tjetrin.

Ata sot pak orë para spektaklit kanë shijuar momente romantike në pishinë, në shoqërinë e reshjeve të shiut dhe larg vëmendjes së banorëve të tjerë. Dyshja shfaqen teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafime dhe duken pafund të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ndoshta ky moment do marrë dhe sot vëmendjen në “Prime”, ndërsa duhet të kujtojmë se të dy janë në nominim. Pritet të zbulohet pas pak nëse do t’i shpëtojnë edhe këtë herë eliminimit.

Për më shumë shihni videon më poshtë:

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 16.04.2024 17:59