I hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin mijëra euro, biznesmeni shqiptar: Nuk keni ditur bunkerin ku kam milionat

Ish burri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla ka rënë prej e hajdutëve. Ka qenë vetë biznesmeni që ka publikuar një video nga kamerat e sigurisë ku shihen disa persona të maskuar. Ai ka bërë me dije se ata kanë vjedhur 8 mijë euro, ndërsa shprehet se nuk kanë ditur me gjetur milionat.

“O hajna amatera keni vjedh 8000 euro ne villen time, nuk keni dit me hy ne bunker aty ku i kam milionat, kshtu qe hallall ju qofte. E keni pagu shtrejt ket vjedhje..”, shkroi Syla.

Kujtojmë që biznesmeni konfirmoi ndarjen nga këngëtarja disa muaj më parë.

Gjërat mes dyshes nuk kanë përfunduar mirë dhe kjo është reflektuar përmes thumbave që përcillnin në rrjete sociale. Ai madje e ka akuzuar Fjollën se e ka përdorur për interes.