Arbana thotë “kush ka çuna botën ka”, por pas kësaj “u detyrua” të publikonte mesazhin që i erdhi nga Eduarti (FOTO LAJM)

Në natën finale të “Big Brother Vip” disa muaj më parë, Arbana Osmani zbuloi për të gjithë se ishte shtatzënë për të tretën herë, ndërsa u raportua në media se ajo dhe partneri i saj, Eduart Grishaj këtë herë do të bëhen prindër të një vajze. E megjithë gëzimin e ardhjes së një vajze në një shtëpi “të dominuar” nga djemtë, pika e dobët e moderatores vazhdojnë të jenë çunat.

Këtë sigurisht mund ta shohim nga marrëdhënia speciale që ajo ka me të birin Jonin, patjetër edhe me Diellin, edhe pse me të nuk poston shpesh në rrjetet sociale pasi është ende i vogël.

Si për ta vërtetuar këtë, Arbana ka postuar një foto në InstaStory-t e saj, ku shfaqet Joni duke e ndihmuar, më saktë duke i lidhur këpucët dhe ky ishte një moment që e ka bërë krenare moderatoren.

“Kush ka çuna, botën ka”- shkruan Osmani bashkangjitur fotos.

Patjetër nuk ka munguar një mesazh nga Eduarti në këtë InstaStory, por që këtë herë Arbana ka vendosur ta bëjë publik.

“Ti kam falë”, shkruan regjisori që duket më entuziasti në familje për ardhjen e vajzës.

Ky mesazh, patjetër në kuadër të humorit e ka bërë mjaft për të qeshur edhe Arbanën e cila e ka ndarë në InstaStory./albeu.com/