Humbi nënën dy ditë më parë, MatoLale ka një porosi për ndjekësit e tij: Ju lutem, sa i keni gjallë…

Reperi i njohur, MatoLale ka ndarë dy ditë më parë lajmine hidhur në Instagramin e tij. Ai ka treguar mes dhimbjes se ka humbur nënën e tij të dashur.

MatoLale një fotografi me nënën e tij teksa ndodhej në spital, krahas së cilës ka shkruar se shpreson shumë që ajo të ketë qenë krenare për të.

Në një InstaStory të fundit, reperi gjen rasin të falenderojë të gjithë ndjekësit për ngushëllimet në këto ditë të vështira. Por si përfundim, ai ka një porosi.

“Ju dua fort të gjithëve dhe ju lutëm sa i keni gjallë shpenzoni sa më shumë kohë me nonat tuaja”, shkruan ai me zemër të thyer./albeu.com/

Shtuar 2.11.2022 13:31