Radomir Saiçiq, kandidati i studentëve për president të Serbisë: Kosova është “territor i pushtuar përkohësisht

Lista Studentore në Serbi ka zgjedhur akademikun Radomir Saiçiq si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 27 dhjetor. Nga qëndrimet e tij publike rezulton se një ndryshim i mundshëm i pushtetit në Beograd nuk do të sillte ndryshim në raport me Kosovën.

Gjatë një interviste për televizionin publik serb RTS, Saiçiq e përshkroi Kosovën si “territor të pushtuar përkohësisht”. Sipas tij, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, Kosova përbën pjesë të pandashme të territorit serb. Në të njëjtën paraqitje, kufirin e njohur ndërkombëtarisht mes Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës e cilësoi “fiktiv dhe gjeometrik”.

Të lidhura

None found

Kandidati i Listës Studentore është shprehur gjithashtu për vazhdimin e lidhjeve me Moskën. Ai pretendon se Rusia e mbron integritetin territorial të Serbisë më fort se vetë autoritetet në Beograd.

Radomir Saiçiq ka lindur në Beograd në vitin 1961. Ai është profesor në Fakultetin e Kimisë të Universitetit të Beogradit dhe anëtar i rregullt i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU).

Akademiku ishte një nga 14 themeluesit e grupit qytetar “Lista Studentore”. Po nga selia e kësaj liste, natën e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, ai shpalli fitoren ndaj Aleksandar Vuçiqit.

Në qershor të vitit 2025, Saiçiq ishte ndër personat që nënshkruan peticionin përmes të cilit një pjesë e anëtarëve të SANU-s kërkuan dorëheqjen e Vuçiqit. Në Kuvendin e ri të Serbisë, ai bën pjesë në Komisionin për Arsim dhe është zëvendësanëtar i Komisionit për Kosovën.

Gjatë një konference për media të Listës Studentore, Saiçiq deklaroi se, në rast se zgjidhet president, do të veprojë brenda kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta.

Ai nuk është kandidati i vetëm që mban qëndrim kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sipas raportimeve të mediave në Beograd, në garën presidenciale kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe Branko Pavlloviq, Bogolub Kariq dhe Branimir Nestoroviq.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar në një intervistë për Politico se fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare përbënte arsye për optimizëm. Megjithatë, deklaratat e kandidatit të saj për president lënë të kuptohet se pozicioni i Beogradit ndaj Republikës së Kosovës nuk ka ndryshuar.


Shtuar më 27.11.2026 13:56

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisMedusa Marketingblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet