Raporti i Romeo Veshajt me Erjola Doçin është kthyer në temë diskutimi brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Ka qenë Graciano Tagani ai i cili tha se moderatorja ia ka treguar mesazhet, ku Romeo i kishte shkruar asaj dhe i kishte thënë se e ka fiksim.
Megjithatë, këtë gjë e kanë mohuar që të dy. Pasi ka përfunduar spektakli, Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.
Pjesë nga biseda e tyre:
Heidi: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem.
Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.
Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.
Erjola: Ti do të jesh e larë me veten, je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.