Hailey dhe Justin Bieber do të bëhen prindër për herë të parë

Justin Bieber dhe Hailey Bieber do të bëhen prindër për herë të parë!

Lajmin e ka bërë të ditur Hailey Bieber përmes një postimi që ka bërë mbrëmjen e sotme në llogarinë personale në Instagram.

Hailey Bieber ka postuar disa foto teksa pozon në krahët e të dashurit të saj.

Ajo ka veshur një fustan të bardhë nuseje dhe barku i duket i rrumbullakët.

Postimi përfshin edhe një video në të cilën çifti i dashuruar ndajnë një puthje.

Siç pritej, postimi mori miliona pëlqime dhe komente brenda pak minutash.

 


Shtuar 9.05.2024 22:39