FOTO/ Kështu duken sot 3 fëmijët e legjendarit Michael Jackson!

Prince, Paris dhe Bigi “Blanket” Jackson, fëmijët e legjendarit Michael Jackson janë fotografuar së fundmi në një event, ku nderohej figura e babait të tyre.

Ata morën pjesë në një ngjarje të veçantë dhe fansat u mahnitën kur panë se sa shumë ishin rritur.

Tre fëmijët e këngëtarit janë parë në teatrin Prince Edward, Londër ku ndoqën shfaqjen të MJ: The Musical. Ngjarja ishte një festë e trashëgimisë së jashtëzakonshme të babait të tyre.


Shtuar 13.05.2024 20:03