Berisha: Edi Rama është rrezik real për ekzistencën tonë, nuk mund të ketë kurrë paq me diktaturën

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar intensifikimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e cilësuar protestën si një detyrim madhor të opozitës ndaj qytetarëve shqiptarë.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se opozita nuk duhet të bëhet dekor i regjimit, por duhet të vijojë përballjen politike përmes protestave të vazhdueshme.

Të lidhura

None found

“Dua të shtoj detyrimin madhor që kjo parti, deputetet, drejtuesit dhe anëtarët e saj kanë të protestojnë.Nuk mund të ketë kurrë paq me diktaturën dhe PD duhet ta ketë të qartë se në kodin e saj të mbrojtjes së interesit të shqiptarëve protesta mbetet krahas vizionit të saj, por edhe organizimit detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë.

Protestat janë të lodhshme, kërkojnë sakrifica, por në narkodiktaturë, në një vend ku regjimi ose për regjimin nuk ekzistojnë ligje dhe kushtetutë opozita duhet të jetë në këmbë dhe protestë.

Pse po e shtroj këtu? Po e shtroj këtë problem sepse koha, momenti është suksesi i pamohueshëm i protestës që filloi në dhjetor të vitit të kaluar dhe që vazhdon sot kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve e konsideroi Edi Ramën si një rrezik ekzistencial për kombin, ndaj tha se do të jenë “dhëmbë për dhëmbë” me të.

Berisha solli në vëmendje protestat e te rinjve, duke akuzuar policinë për dhunë të egër.

“Në kushtet e një rreziku ekzistencial të vërtetë në do reagojmë në mënyrë të pandryshueshme, me protesta sa më të fuqishme kundër këtij regjimi, i cili përdor dhjetëra dhe qindra milion për të shuar zërin tonë, për të shuar zërin e popullit opozitar. Edi Rama është rrezik real për ekzistencën tonë si komb në Shqipëri. Por nëse ne nuk jemi në mënyrë të vazhdueshme dhëmbë për dhëmbë me të kjo nënkupton edhe protestën, ne nuk vlejmë, ne nuk i duhemi gjë. Nuk mund të bëhemi dekor i një regjimi, por luftëtarë të pamposhtur kundër tij. Ju jeni dëshmitarë se cfarë dhune të egër përdor ai kundër protestuesve paqësorë për fajin e vetëm sipas tij pasi dalin para kryeministrisë, sikur ja ka lënë Kristaqi sheshin atij”, deklaroi Sali Berisha, cili ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 28 nëntorit./ G.Panorama


Shtuar më 25.11.2026 14:03

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel